|
Kapitulli 24
|
1
|
Abrahami ishte tashmė plak dhe ishte nė moshė tė kaluar; dhe Zoti e kishte
bekuar Abrahamin nė ēdo gjė.
|
2
|
Dhe Abrahami i tha shėrbyesit mė tė moshuar tė shtėpisė sė tij qė qeveriste
tėrė pasuritė e tij: "Vėre dorėn tėnde nėn kofshėn time;
|
3
|
dhe unė do tė bėj qė ti tė betohesh nė emėr tė Zotit, Perėndisė sė qiejve
dhe Perėndisė tė tokės, qė ti nuk do t`i marrėsh pėr grua djalit tim asnjė
prej bijave tė Kanaanejve nė mes tė tė cilėve unė banoj;
|
4
|
por do tė shkosh nė vendin tim dhe te fisi im pėr tė marrė njė grua pėr
djalin tim, pėr Isakun".
|
5
|
Shėrbėtori iu pėrgjegj: "Ndofta ajo grua nuk dėshiron tė mė ndjekė nė kėtė
vend; a duhet ta ēoj atėherė pėrsėri birin tėnd nė vendin nga ke dalė?".
|
6
|
Atėherė Abrahami i tha: "Ruhu e mos e ēo birin tim atje!
|
7
|
Zoti, Perėndia i qiellit, qė mė hoqi nga shtėpia e atit tim dhe nga vendi
ku kam lindur, mė foli dhe m`u betua duke thėnė: "Unė do t`ua jap kėtė vend
pasardhėsve tė tu", ai do tė dėrgojė engjėllin e tij para teje dhe ti do tė
marrėsh andej njė grua pėr birin tim.
|
8
|
Dhe nė qoftė se gruaja nuk dėshiron tė tė ndjekė, atėherė ti do tė lirohesh
nga ky betim qė mė ke bėrė; vetėm mos e kthe tim bir atje".
|
9
|
Kėshtu shėrbyesi e vuri dorėn nėn kofshėn e Abrahamit, zotit tė tij, dhe
iu betua lidhur me kėtė problem.
|
10
|
Pastaj shėrbyesi mori dhjetė deve nga devetė e zotit tė tij dhe u nis,
duke pasur me vete ēdo lloj tė mirash tė zotėrisė sė tij. Ai e nisi rrugėn
dhe shkoi nė Mesopotami, nė qytetin e Nahorit.
|
11
|
Dhe i gjunjėzoi devetė jashtė qytetit pranė njė pusi uji, aty nga mbrėmja,
nė kohėn kur gratė dalin pėr tė marrė ujė, dhe tha:
|
12
|
"O Zot, Perėndia i zotėrisė tim Abraham, tė lutem bėj qė sot tė kem mundėsinė
tė kem njė takim tė lumtur, trego dashamirėsi ndaj Abrahamit, zotit tim!
|
13
|
Ja, unė po rri pranė kėtij burimi ujėrash, ndėrsa bijat e banorėve tė qytetit
dalin pėr tė mbushur ujė.
|
14
|
Bėj qė vajza sė cilės do t`i them: "Ah, ule shtambėn tėnde qė unė tė pi"
dhe qė do tė mė pėrgjigjet: "Pi, dhe kam pėr t`u dhėnė pėr tė pirė edhe deveve
tė tu", tė jetė ajo qė ti ja ke caktuar shėrbyesit tėnd Isak. Nga kjo unė
do tė kuptoj qė ti ke treguar dashamirėsi ndaj zotėrisė tim".
|
15
|
Ai s`kishte mbaruar sė foluri, kur, ja, doli Rebeka me shtambėn nė shpatullėn
e saj; ajo ishte e bija e Bethuelit, biri i Mikailit, gruaja e Nahorit dhe
vėllai i Abrahamit.
|
16
|
Vajza ishte shumė e bukur, e virgjėr dhe asnjė burrė nuk e kishte njohur
kurrė. Ajo zbriti nė burim, mbushi shtambėn e saj dhe u ngjit pėrsėri lart.
|
17
|
Atėherė shėrbyesi vrapoi nė drejtim tė saj dhe i tha: "Lermė tė pi pak
ujė nga shtamba jote".
|
18
|
Ajo u pėrgjegj: "Pi, zotėria im"; pastaj shpejtoi ta ulė shtambėn mbi dorė
dhe i dha tė pijė.
|
19
|
Sapo mbaroi sė dhėni ujė pėr tė pirė, tha: "Do tė mbush ujė edhe pėr devetė
e tua, deri sa tė ngopen me ujė".
|
20
|
Me nxitim e zbrazi shtambėn e saj nė koritė, vrapoi pėrsėri te burimi pėr
tė mbushur ujė pėr tė gjithė devetė e tij.
|
21
|
Ndėrkaq ai njeri e sodiste nė heshtje, pėr tė mėsuar nė qoftė se Zoti e
kishte bėrė tė mbarė apo jo udhėtimin e tij.
|
22
|
Kur devetė mbaruan sė piri, njeriu mori njė unazė floriri pėr hundėn qė
peshonte gjysmė sikli dhe dy byzylykė me njė peshė prej dhjetė siklesh ari
pėr kyēin e dorės sė saj, dhe tha:
|
23
|
"Bijė e kujt je? Ma thuaj, tė lutem. A ka vend nė shtėpinė e babait tėnd
pėr ne, qė ta kalojmė natėn?".
|
24
|
Ajo u pėrgjegj: "Unė jam bijė e Bethuelit, i biri i Milkahut, qė ajo i
lindi nė Nahor".
|
25
|
Dhe shtoi: "Tek ne ka shumė kashtė dhe forazh si dhe vend pėr tė kaluar
natėn".
|
26
|
Atėherė njeriu u pėrkul, adhuroi Zotin dhe tha:
|
27
|
"Qoftė i bekuar Zoti, Perėndia i Abrahamit, zotėrisė tim, qė nuk ka pushuar
tė jetė dashamirės dhe besnik ndaj zotėrisė tim! Sa pėr mua, gjatė udhėtimit,
Zoti mė ēoi nė shtėpinė e vėllezėrve tė zotėrisė tim".
|
28
|
Dhe vajza vrapoi pėr t`i treguar kėto gjėra nė shtėpinė e nėnės sė saj.
|
29
|
Por Rebeka kishte njė vėlla tė quajtur Labano. Dhe Labano doli me vrap
jashtė drejt burimit te ai njeri.
|
30
|
Sa pa unazėn nė hundė dhe byzylykėt nė kyēet e dorės tė sė motrės dhe dėgjoi
fjalėt qė Rebeka, motra e tij, thoshte: "Kėshtu mė foli ai njeri", iu afrua
kėtij njeriu, dhe ja qė u gjet pranė deveve, afėr burimit.
|
31
|
Dhe tha: "Hyrė, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtė? Unė kam pėrgatitur shtėpinė
dhe njė vend pėr devetė".
|
32
|
Njeriu hyri nė shtėpi, dhe Labano shkarkoi devetė, u dha kashtė dhe forazh
deveve dhe solli ujė qė tė lante kėmbėt ai dhe njerėzit qė ishin bashkė me
tė.
|
33
|
Pastaj i vunė pėrpara pėr tė ngrėnė, por ai tha: "Nuk do tė ha deri sa
tė plotėsoj porosinė qė mė kanė dhėnė". Tjetri tha: "Fol".
|
34
|
Atėherė ai tha: "Unė jam njė shėrbėtor i Abrahamit.
|
35
|
Zoti e ka bekuar shumė zotėrinė tim, qė ėshtė bėrė i madh; i ka dhėnė dele
dhe qe, argjend dhe flori, shėrbyes dhe shėrbyese, deve dhe gomarė.
|
36
|
Por Sara, gruaja e zotėrisė tim, i ka lindur nė pleqėrinė e saj njė djalė
zotėrisė tim, i cili i ka dhėnė atij gjithēka zotėron.
|
37
|
Dhe zotėria im mė vuri tė betohem duke thėnė: "Nuk do tė marrėsh grua pėr
djalin tim nga bijtė e Kanaanejve, nė vendin ku banoj;
|
38
|
por do tė shkosh nė shtėpinė e babait tim dhe tek afėria ime dhe aty do
tė marrėsh njė grua pėr birin tim".
|
39
|
Atėherė unė i thashė zotėrisė tim: "Ndofta gruaja nuk do tė dojė tė mė
ndjekė".
|
40
|
Por ai u pėrgjegj: "Zoti, para tė cilit kam ecur, do tė dėrgojė engjėllin
e tij bashkė me ty dhe do ta bėj tė mbarė udhėtimin tėnd, dhe ti do tė marrėsh
pėr birin tim njė grua nga farefisi im dhe nga shtėpia e babait tim.
|
41
|
Do tė lirohesh nga betimi qė mė ke bėrė kur tė shkosh tek afėria ime; dhe
po tė jetė se nuk duan tė ta japin, do tė lirohesh nga betimi qė mė ke bėrė".
|
42
|
Sot kam arritur te burimi dhe thashė: "O Zot, Perėndia i zotėrisė tim Abraham,
nė rast se tė pėlqen kėshtu, tė lutem bėje tė mbarė udhėtimin qė kam filluar;
|
43
|
Ja, unė po ndalem pranė burimit tė ujit; bėj qė vajza qė ka pėr tė dalė
pėr tė marrė ujė dhe sė cilės do t`i them: "Lėrmė tė pi pak ujė nga shtamba
jote",
|
44
|
dhe qė do tė mė thotė: "Pi sa ke nevojė dhe do tė marr ujė edhe pėr devetė
e tua", le tė jetė gruaja qė Zoti i ka caktuar djalit tė zotėrisė tim.
|
45
|
Para se unė tė kisha mbaruar sė foluri nė zemrėn time, doli jashtė Rebeka
me shtambėn e saj mbi shpatull; ajo zbriti te burimi dhe mbushi ujė. Atėherė
unė i thashė:
|
46
|
"Oh, lermė tė pi!". Dhe ajo shpejtoi ta ulte shtambėn nga shpatulla e saj
dhe u pėrgjegj: "Pi dhe do t`u jap tė pinė edhe deveve tė tua". Kėshtu unė
piva dhe ajo u dha tė pinė edhe deveve.
|
47
|
Atėherė e pyeta dhe i thashė: "Bijė e kujt je?". Ajo m`u pėrgjegj: "Jam
bijė e Bethuelit, biri i Nahorit, qė Milkah lindi". Kėshtu unė i vura unazėn
nė hundė dhe byzylykėt nė kyēet e dorės.
|
48
|
Pastaj u pėrkula, adhurova Zotin dhe e bekova Zotin, Perėndinė e Abrahamit,
zotėrisė tim, qė mė ka ēuar nė rrugėn e drejtė pėr tė marrė pėr birin e tij
bijėn e vėllait tė zotėrisė tim.
|
49
|
Dhe tani nė rast se doni tė silleni me dashamirėsi dhe besnikėri ndaj zotėrisė
tim, duhet tė ma thoni; nė rast se jo, ma thoni njėlloj dhe unė do tė kthehem
djathtas ose majtas".
|
50
|
Atėherė Labano dhe Bethueli u pėrgjigjėn dhe thanė: "Kjo varet nga Zoti;
ne nuk mund tė flasim as pėr mirė as pėr keq.
|
51
|
Ja, Rebeka ėshtė kėtu para teje, merre me vete, shko dhe ajo tė bėhet gruaja
e birit tė zotėrisė tėnd, ashtu siē ka thėnė Zoti".
|
52
|
Kur shėrbėtori i Abrahamit dėgjoi fjalėt e tyre u pėrul pėr tokė pėrpara
Zotit.
|
53
|
Shėrbėtori nxori sende tė argjėndta dhe tė arta si dhe rroba dhe ia dha
Rebekės; dhe u dhuroi gjithashtu sende tė vlefshme vėllait dhe nėnės sė Rebekės.
|
54
|
Pastaj hėngrėn e pinė ai dhe njerėzit qė ishin bashkė me tė; u ndalėn vetėm
atė natė. Kur u ngritėn nė mėngjes, shėrbėtori tha: "Mė lini tė kthehem te
zotėria im".
|
55
|
Vėllai dhe nėna e Rebekės thanė: "Lėre qė vajza tė rrijė disa ditė me ne,
tė paktėn dhjetė ditė; pastaj mund tė ikė".
|
56
|
Por ai iu pėrgjegj atyre: "Mos mė mbani, sepse Zoti e ka bėrė tė mbarė
udhėtimin tim; mė lini tė iki, qė unė tė kthehem te zotėria im".
|
57
|
Atėherė ata i thanė: "Tė thėrresim vajzėn dhe ta pyesim atė".
|
58
|
Atėherė thirrėn Rebekėn dhe i thanė: "A do tė shkosh me kėtė njeri?". Ajo
u pėrgjegj: "Po, do tė shkoj".
|
59
|
Kėshtu e lanė Rebekėn, motrėn e tyre, tė shkojė dhe tajėn e saj tė shkojė
me shėrbėtorin dhe njerėzit e Abrahamit.
|
60
|
Dhe e bekuan Rebekėn dhe i thanė: "Motra jonė, ti u bėfsh nėna e mijėra
mizėri njerėzish dhe pasardhėsit e tu paēin nė dorė portat e armiqve tė tyre".
|
61
|
Atėherė Rebeka dhe shėrbyeset e saj u ngritėn mė kėmbė, hipėn mbi devetė
dhe shkuan pas kėtij njeriu. Kėshtu shėrbėtori mori Rebekėn dhe iku.
|
62
|
Ndėrkaq Isaku ishte kthyer nga pusi i Lahai-Roit, sepse banonte nė krahinėn
e Negevit.
|
63
|
Isaku kishte dalė aty nga mbrėmja nė fushė pėr t`u menduar; dhe ai ngriti
sytė dhe pa disa deve qė po vinin.
|
64
|
Edhe Rebeka ngriti sytė dhe pa Isakun; atėherė zbriti me tė shpejtė nga
deveja,
|
65
|
dhe i tha shėrbėtorit: "Kush ėshtė ai njeri qė vjen nga fusha drejt nesh?".
Shėrbėtori u pėrgjegj: "Éshtė zotėria im". Atėherė ajo mori vellon dhe u mbulua.
|
66
|
Pastaj shėrbėtori i tregoi Isakut tėrė gjėrat qė kishte bėrė.
|
67
|
Dhe Isaku e futi Rebekėn nė ēadrėn e Sarės, nėnės sė tij, dhe e mori me
vete; ajo u bė gruaja e tij dhe ai e dashuroi. Kėshtu Isaku u ngushėllua mbas
vdekjes sė nėnės sė tij.
|