|
Kapitulli 13
|
1
|
Abrami, pra, u rikthye nga Egjipti nė drejtim tė Negevit bashkė me gruan
dhe gjithēka zotėronte. Dhe Loti ishte bashkė me tė.
|
2
|
Abrami ishte shumė i pasur me bagėti, argjend dhe ar.
|
3
|
Nga Negevi ai vazhdoi udhėtimin e tij deri nė Bethel, nė vendin ku mė parė
ndodhej ēadra e tij, midis Bethelit dhe Ait,
|
4
|
nė vendin e altarit qė kishte ndėrtuar nė krye, dhe aty Abrami i bėri thirrje
emrit tė Zotit.
|
5
|
Edhe Loti, qė udhėtonte bashkė me Abramin, kishte kope bagėtish dhe ēadra.
|
6
|
Dhe vendi nuk ishte nė gjendje t`i mbante, po tė banonin bashkė, sepse
pasuritė e tyre ishin aq tė mėdha sa nuk mund tė qėndronin bashkė.
|
7
|
Lindi kėshtu njė mosmarrėveshje midis barinjve tė bagėtisė sė Abramit dhe
barinjve tė bagėtisė sė Lotit. Nė atė kohė banonin nė kėtė vend Kananejtė
dhe Perezejtė.
|
8
|
Dhe kėshtu Abrami i tha Lotit: "Nuk duhet tė ketė mosmarrėveshje midis
teje dhe meje, as midis barinjve tė mi dhe barinjve tė tu, sepse jemi
vėllezėr.
|
9
|
A nuk ėshtė vallė tėrė vendi para teje? Ndahu nga unė! Nė rast se ti shkon
majtas, unė kam pėr tė vajtur djathtas; dhe nė qoftė se ti shkon djathtas,
unė kam pėr tė vajtur majtas".
|
10
|
Atėherė Loti ngriti sytė dhe pa tėrė fushėn e Jordanit. Para se Zoti tė
kishte shkatėrruar Sodomėn dhe Gomorėn, ajo ishte e tėra e ujitur deri nė
Coar, si kopshti i Zotit, si vendi i Egjiptit.
|
11
|
Kėshtu Loti zgjodhi pėr vete tėrė fushėn e Jordanit dhe filloi t`izhvendosė
drejt lindjes ēadrat e veta: Kėshtu u ndanė njėri nga tjetri.
|
12
|
Abrami banoi nė vendin e Kanaanit dhe Loti nė qytetet e fushės, duke arritur
tė ngrejė ēadrat e tij deri nė Sodomė.
|
13
|
Por njerėzit e Sodomės ishin shumė tė korruptuar dhe mėkatarė ndaj Zotit.
|
14
|
Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes sė Lotit prej tij: "Ēo tani sytė e
tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe
perėndimit.
|
15
|
Tėrė vendin qė sheh, unė do tė ta jap ty dhe pasardhėsve tė tu, pėr gjithnjė.
|
16
|
Dhe do t`i bėj pasardhėsit e tu si pluhurin e tokės; prandaj nė se dikush
mund tė llogarisė pluhurin e tokės, do tė mund tė llogarisė edhe pasardhėsit
e tu.
|
17
|
Ēohu nė kėmbė, bjeri rreth e qark vendit, sepse unė do tė ta jap ty".
|
18
|
Atėherė Abrami i ngriti ēadrat e tij dhe vajti tė banojė nė liset e Mamres,
qė ndodhen nė Hebron; dhe aty ndėrtoi njė altar kushtuar Zotit.
|