|
Kapitulli 10
|
1
|
Kėta janė pasardhėsit e bijve tė Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas
pėrmbytjes, atyre u lindėn fėmijė.
|
2
|
Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun
dhe Tirasin.
|
3
|
Bijtė e Gomerit qenė: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
|
4
|
Bijtė e Javanit qenė: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
|
5
|
Prej tyre rrjedhin popujt e shpėrndarė nė ishujt e kombeve, nė vendet e
tyre tė ndryshme, secili simbas gjuhės sė vet, simbas familjeve tė tyre dhe
kombeve tė tyre.
|
6
|
Bijtė e Kamit qenė: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
|
7
|
Bijtė e Kushit qenė: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe
bijtė e Raamahut qenė: Sheba dhe Dedani.
|
8
|
Kushit i lindi Nimrodi, qė filloi tė jetė njė njeri i fuqishėm mbi
tokė.
|
9
|
Ai qe njė gjahtar i fuqishėm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari
i fuqishėm para Zotit".
|
10
|
Dhe fillimi i mbretėrimit tė tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu nė
vendin e Shinarit.
|
11
|
Nga ky vend shkoi nė Asiri dhe ndėrtoi Ninivėn, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;
|
12
|
midis Ninivės dhe Kalahut ndėrtoi Resenin (qė ėshtė qyteti i madh).
|
13
|
Mitsraimit i lindėn Ludimėt, Ananimėt, Lehabimėt, Nuftuhimėt,
|
14
|
Pathrusimėt, Kasluhimėt (prej tė cilėve dolėn Filistejtė) dhe
Kaftorimėt.
|
15
|
Kanaanit i lindi Sidoni, i parėlinduri i tij, dhe Heti,
|
16
|
dhe Gebusejtė, Amorejtė, Girgasejtė,
|
17
|
Hivejtė, Arkejtė, Sinejtė,
|
18
|
Arvadejtė, Cemarejtė dhe Hamathejtė. Pastaj familjet e Kanaanėve u
shpėrndanė.
|
19
|
Dhe kufijtė e Kanaanėve shkuan nga Sidoni, nė drejtim tė Gerarit, deri
nė Gaza; dhe nė drejtim tė Sodomės, Gomorės, Admės dhe Ceboimoit deri nė
Lesha.
|
20
|
Kėta janė bijtė e Kamit, simbas familjeve tė tyre, simbas gjuhėve tė tyre,
nė vendet e tyre, nė kombet e tyre.
|
21
|
Edhe Semit, babai i tė gjithė fėmijėve tė Eberit dhe vėlla madhor i Jafetit,
i lindėn bij.
|
22
|
Bijtė e Semit qenė: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.
|
23
|
Bijtė e Aramit qenė: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.
|
24
|
Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.
|
25
|
Eberit i lindėn dy bij; emri i njėrit prej tyre ishte Peleg, sepse nė ditėt
e tij toka u nda, dhe emri i tė vėllait ishte Joktan.
|
26
|
Nga Joktani lindėn Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,
|
27
|
Hadorami, Uzali, Diklahu,
|
28
|
Obali, Abimaeli, Sheba,
|
29
|
Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tėrė kėta qenė bij tė Joktanit.
|
30
|
Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri nė Sefar.
|
31
|
Kėta janė bijtė e Semit, simbas familjeve tė tyre, simbas gjuhėve tė tyre,
nė vendet e tyre simbas kombėve tė tyre.
|
32
|
Kėto janė familjet e bijve tė Noeut, simbas brezave tė tyre, nė kombet
e tyre; dhe prej tyre dolėn kombet qė u shpėrndanė nė tokė mbas
pėrmbytjes.
|