|
Kapitulli 8
|
1
|
Pastaj Perėndisė iu kujtua Noeu, tė gjitha gjallesat dhe tėrė bagėtia qė
ishte me tė nė arkė; dhe Perėndia bėri qė tė fryjė njė erė mbi tokė dhe ujėrat
e ulėn lartėsinė e tyre.
|
2
|
Burimet e humnerės dhe kataraktet e qiellit u mbyllėn dhe shiu nga qielli
pushoi.
|
3
|
Dhe ujėrat vazhduan tė tėrhiqeshin nga toka; dhe mbas njėqind e pesėdhjetė
ditėsh ishin pakėsuar.
|
4
|
Nė muajin e shtatė, ditėn e shtatėmbėdhjetė tė muajit, arka u ndal nė malet
e Araratit.
|
5
|
Dhe ujėrat vazhduan tė pakėsohen deri nė muajin e dhjetė. Nė muajin e dhjetė,
ditėn e parė tė muajit, u dukėn majat e maleve.
|
6
|
Kėshtu, mbas dyzet ditėsh, ndodhi qė Noeu hapi dritaren qė kishte bėrė
nė arkė,
|
7
|
dhe nisi jashtė korbin, qė vazhdoi tė shkojė para dhe prapa, deri sa u
thanė ujėrat mbi tokė.
|
8
|
Pastaj lėshoi pėllumbin pėr tė parė nė se ujėrat ishin pakėsuar mbi sipėrfaqen
e tokės.
|
9
|
Por pėllumbi nuk gjeti dot vendin ku tė mbėshteste kėmbėn e tij dhe u kthye
pėrsėri nė arkė, sepse kishte ende ujėra mbi sipėrfaqen e tėrė tokės; dhe
ai shtriu dorėn, e kapi dhe e tėrhoqi brenda arkės.
|
10
|
Priti atėherė shtatė ditė tė tjera, pastaj e dėrgoi pėrsėri pėllumbin jashtė
arkės.
|
11
|
Dhe pėllumbi u kthye tek ai aty nga mbrėmja; dhe ja, ai kishte nė sqep
njė gjethe ulliri tė kėputur, tė njomė; kėshtu Noeu kuptoi se ujėrat ishin
tėrhequr nga toka.
|
12
|
Atėherė priti shtatė ditė tė tjera, pastaj e lėshoi jashtė pėllumbin, por
ky nuk u kthye mė tek ai.
|
13
|
Nė vitin e gjashtėqindenjėtė tė Noeut, gjatė muajit tė parė, nė ditėn e
parė tė muajit, ujėrat ishin tharė mbi tokė; dhe Noeu e zbuloi arkėn, vėshtroi
dhe ja qė sipėrfaqja e tokės ishte e thatė.
|
14
|
Dhe kėshtu nė muajin e dytė, nė ditėn e njėzet e shtatė tė tij, toka ishte
e thatė.
|
15
|
Atėherė Perėndia i foli Noeut, duke thėnė:
|
16
|
"Dil nga arka ti, gruaja jote, bijtė e tu dhe gratė e bijve tė tu bashkė
me ty.
|
17
|
Nxirr me vete tėrė kafshėt qė janė bashkė me ty, tė ēdo mishi qė tė jenė:
zogj, bagėti dhe tėrė rrėshqanorėt qė zvarriten mbi tokė, me qėllim qė tė
rriten shumė mbi tokė dhe tė jenė pjellorė e tė shumohen mbi tokė".
|
18
|
Kėshtu Noeu doli me bijtė e tij, me gruan e tij dhe me gratė e bijve tė
tij.
|
19
|
Tė gjitha kafshėt, tė gjithė rrėshqanorėt, tė gjithė zogjtė, gjthēka lėviz
mbi tokė, simbas familjeve tė tyre, dolėn nga arka.
|
20
|
Atėherė Noeu ndėrtoi njė altar pėr Zotin, mori nga ēdo lloj kafshėsh dhe
zogjsh tė pastėr dhe ofroi fli mbi altarin.
|
21
|
Dhe Zoti ndjeu njė erė tė kėndshme dhe ai tha nė zemėr tė vet: "Unė nuk
do ta mallkoj mė tokėn pėr shkak tė njeriut, sepse synimet e zemrės sė njeriut
janė tė kėqija qysh nė fėmijėrinė e tij; dhe nuk do tė godas mė ēdo gjallesė,
siē kam bėrė.
|
22
|
Deri sa tė jetė toka, nuk do tė pushojnė kurrė sė ekzistuari mbjellja dhe
korrja, tė ftohtit dhe tė nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata.
|